LajmeRajon

Zëvendësohet kioska e djegur që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës në veri

Pika statike e djegur mbrëmë afër tre rrokaqiejve në Mitrovicë të Veriut, është zëvendësuar këtë të enjte.

Kioska që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, është sulmuar me mjete plasëse.

Në raportin 24-orësh të policisë, ky rast është cilësuar si “kryerje e veprës terroriste”.

“Në vendin dhe kohën e lartcekur është dëgjuar një shpërthim. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes , në rrugën Kollashini (Tre Rrokaqiet), ka vërejtur se një shtëpizë, pronë e PK-së është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar (fikur) nga policia”, thuhet në raport.

Sipas policisë, objekti është dëmtuar dhe dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shpërthimi.

“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është iniciuar rasti si më lart”, vijon raporti.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet me mjete shpërthyese në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Më 26 qershor, objekti komunal i Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore, duke shkaktuar dëme materiale.

Këto ngjarje vijnë në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Show More

Related Articles

Back to top button