Verën e kaluar, pasi verifikoi se Carlo Ancelotti nuk kishte ndërmend t’i jepte minuta të tepërta, dhe basku Alvaro Odriozola vendosi të pranojë propozimin për huazim te Fiorentina.
Performanca e tij ka qenë aq bindëse sa siç konfirmon sot gazeta Marca, bordi madrilen ka marrë tashmë vendimin për t’i lënë vend atij në projektin e ri.
26-vjeçari nga San Sebastiani do të bëhet kështu zëvendësuesi kryesor i një Dani Carvajal, i cili vitet e fundit nuk ka pasur një zëvendësues specifik. Në fakt, mungesat e tij janë mbuluar nga të gjithanshëm Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez.
Kontrata aktuale e ish-lojtarit të Real Sociedad skadon në qershor të vitit 2024. /albeu.com/