Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, përsëri ka ritheksuar qëndrimin e shtetit spanjoll në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
Njohja nga shteti spanjoll duket se nuk do të ndodh edhe për një kohë. Në një intervistë për medien serbe Tanjug, medie e afërt me regjimin e Aleksandar Vuçiqit, ai ka theksuar se në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka një konsensus.
“Në Spanjë ka një konsensus te partitë kryesore që edhe nëse ka ndryshim të qeverisë, nuk do të ketë ndryshim të pozicionit, konsensusi në këtë çështje nuk do të ndryshojë, së paku kur janë në pyetje partitë politike kryesore .Ne mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së Brukselit dhe kërkimin e një mënyre për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të çonte në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar, as do të ndryshojë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë shumë mirë këtë.” – tha Bartolome Molina.