Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, me ekip të kombinuar dhe të rinj, do të zhvillojë dy sfidat e muajit korrik, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023, kundër Spanjës, më 1 korrik dhe Ukrainës, më 4 korrik.
Për herë të parë, Maqedonia do të zhvillojë një sfidë pa asnjë basketbollistë të naturalizuar, pasi që amerikani Xhejkob Uajli, vazhdoi karrierën në Japoni.
Roli i liderit nën tabelë, pritet ti takojë Teodor Simiqit, ndërsa pritet edhe paraqitja e Valmir Kakrukit, i cili ishte edhe më parë i ftuar, por nuk kishte mundësi që të dëshmojë kualitetin e tij në parket.
Grumbullimi i reprezentuesve pritet të jetë më 25 qershor, ndërsa stërvitjet do të zhvillohen në palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, deri në shkuarjen drejt Saragosës, ku do të zhvillohet sfida me Spanjën.