Komuna e Mitrovicës Veriore ka marr vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Këtë vendim Kuvendi Komunal e ka marr në një seancë të mbajtur të premten
“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar në Facebook, Aida Doli, këshilltare komunale.