AC Milan është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Bayern Munich, Ryan Gravenberch.
Rossonerët do të tentojnë nënshkrimin me të në këtë verë, sipas gazetarit Alfredo Pedulla, transmeton GazetaBlic Sport.
Skuadra e Serisë A thuhet se ka pyetur për disponueshmërinë e 21-vjeçarit, por Bayern po i reziston përpjekjes së tyre.
Futbollisti ishte i pakënaqur me minutat që kishte tek skuadra gjermane në edicionin që shkoi dhe kjo mund të jetë një arsye që ai të largohet.