Spanja ka marrë më 1 korrik drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.
Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome më 30 qershor.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Është e paqartë se si do të vazhdohet puna lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës si vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Pedro Sanchez filloi presidencën gjashtëmujore të Spanjës me Bashkimin Evropian me një vizitë rrufe në Kiev të shtunën për të nënvizuar mbështetjen e bllokut ndaj Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.
Ndërkohë, duke folur një ditë më parë në Bruksel, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se “lufta në Ukrainë do të jetë një nga prioritetet e mëdha të presidencës sonë”.
Më 1 korrik, Sanchez e filloi presidencën e Spanjës të Bashkimit Evropian duke vizituar Kievin. Kjo ishte hera e tretë e Sanchezit në Kiev që kur Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkurt të vitit 2022.
Përveç Ukrainës, Spanja shpreson të bëjë përparim në disa çështje kryesore të BE-së gjatë presidencës së saj, e cila përfundon më 31 dhjetor.
Sanchez beson se BE-ja do ta finalizojë një pakt kontrovers lidhur me migracionin, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme brenda bllokut 27-vendesh ende të dukshme.
Vitin e ardhshëm, presidencën e BE-së do ta kenë Belgjika dhe Hungaria.