Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel. Ai u shpreh se nuk do të lejojë që çështja Beleri të kalojë pa u bërë bujë.
Ky i fundit u arrestua para zgjedhjeve me akuzën për shit-blerje votash.
“Shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt,” – deklaroi Mitsotakis.
Ai shprehu bindjen se qëndrimi i tyre do të ndikojë në ndryshimin e mendimit të palës shqiptare.
“Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociueshëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri,” – tha kryeministri grek.