Liderë të disa vendeve anëtare të BE-së kanë theksuar gjatë samitit të Brukselit të premten se nuk ndërmerren masa vetëm ndaj Kosovës për situatën në veri, ndërkohë që Serbia nuk është u përballur me asnjë pasoje.
Sipas mediave në Kosovë, të parët qe kanë mbajtur këtë qëndrim është kryeministri i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë. E në fund të samitit, janë miratuar konkluzionet, në mesin e të cilave kërkojet shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe që paralajmërojnë pasoja negative për të dyja vendet.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka theksuar se deeskalimi nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë.
“Ne pamë se si, në çfarë mënyre dhe kush i sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e EULEX-it.
“Mesazhi është: një qasje e balancuar. Jo presion mbi njërën nga palët”, tba ai,
Në këtë frymë ka folur edhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.
“Asnjëherë nuk ka vetëm një fajtor, edhe pse në një moment të caktuar mund të duket kështu”, ka thënë kryeministri Golob.
Disa shtete kanë thënë se pajtohen se mund të fajësohet pak më shumë pala kosovare, meqë në kundërshtim me sugjerimet e të gjithë ndërkombëtarëve dërgoi në ndërtesat komunale në veri kryetarët e zgjedhur nga një proces elektoral që u bojkotua nga serbët.
Por, për shumë pjesë të tjera, sipas tyre, fajin e ka pala serbe.