LajmeRajon

Të shtëna me kallashnikov në Krujë, vritet një person e plagosen dy të fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në Larushkë të Krujës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj shtëpisë së Gentian Bejtjes, ku është vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe ka mbetur i plagosur i biri 18-vjeçar Alvi Bejtja.

Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Sakaq, në Tapizë, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Show More

Related Articles

Back to top button