Kristiano Ronaldo, i cili së fundmi ka qenë në qendër të deklaratave të Geret Bejllit, mendohet se pas largimit nga futbolli, po mendon gjithnjë e më aktivisht për jetën si sipërmarrës. Sipas raportimeve nga mediat portugeze, ylli luzitan po përpiqet të blejë një pjesë të një grupi mediatik.
Synimi i CR7 është të blejë mbi 30% të “COFINA”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të përmbajtjes audiovizuale në të gjithë Portugalinë. Mediat që dallohen më shumë nga ky grup janë “CMTV”, televizioni me numrin më të madh të shfaqjeve dhe “Correio de Manha”, gazeta më e lexuar.
Nga sa është zbuluar, Ronaldo duket shumë entuziast për këtë projekt të ri. Vetë Luis Santana, menaxher i “COFINA”, komentoi për lajmin.
“Të kemi me vete Kristianon, futbollistin më të mirë në histori, një sportist unik që projekton vlera të tilla si kërkesa, rigoroziteti, puna e palodhur dhe qëndrueshmëria, është nder,” tha mes tjerash Santana.