GostivarLajme

Muftinia e Gostivarit ndau mish kurbani për punonjësit e Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dhuruar mish kurbani edhe për Spitalin “Ferid Murad” dhe Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar. Ky aksion ka ardhur në shenjë falenderimi për personelin shëndetësor të cilët janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë popullatën.

Mallzim Zendeli referent pranë muftinisë së Gostivarit, ka falenderuar mantel-bardhët për kontributin e dhënë, ndërsa sqaroi se për këto dy institucione shëndetësore ndahen 175 pako me mish kurbani. Zendeli me këtë rast ka falenderuar për kujdesin e treguar dhe mbështetjen ndaj popullatës së Gostivarit në përgjithësi, Rijasetin e BFI, në veçanti Reis Ul Ulema Shaqir Fetai, Komisionin Qendror të Kurbanave, Muftinitë e BFI të RMV, si dhe kompaninë e cila ka bërë prerjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.

Muftinia e Gostivarit sivjet ka ndarë 1660 pako me mish kurbani, ku pos dy institucioneve të sotme, mish kurbani u janë ndarë edhe punonjësve të ndërmarrjes publike “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi”, Kadastrës, nëpunësve fetar dhe të gjithë stafit pranë medresesë së vazjave në Gostivar, ndërsa pjesa më e madhe u nda në koordinim me këshillat e xhamive të Gostivarit për familjet me status të rrezikuar social dhe jetimëve.

Show More

Related Articles

Back to top button