BotaLajmeRajon

Politikani serb: BE-ja s’e kupton se Rusia përmes Serbisë mund të provokojë një luftë në Ballkan

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin është kthyer kundër homologut serb Aleksandar Vuçiq, për t’i bërë presion Beogradit që të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Kështu pretendon për mediat serbe lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, i cili pohon vazhdimisht se Rusia dëshiron ta vrasë Vuçiqin përmes rrjetit të saj të spiunëve në Serbi edhe nëse ai kthehet kundër Perëndimit, ngase tashmë ai është “partneri i tyre jo i besueshëm”.

I pyetur pas kthimit të Dodikut nga vizita e tij me Putinin, se nëse kishte marrë urdhra në Rusi për “ta eliminuar” presidentin serb, Çanak u përgjigj se lideri boshnjak është një “shpirt i shitur”.

Ai shtoi se Rusisë nuk i ka mbetur asgjë në tokën evropiane përveç Republika Srpska dhe Serbisë dhe se gjëja kryesore është të bëhet presion ndaj Vuçiqit që të mos vendosë sanksione dhe se ky i fundit kërcënohet me vrasje nëse e bën një gjë të tillë.

“Milorad Dodik është një shpirt i shitur, ne e dimë këtë. Ai është një njeri i paskrupullt dhe i pamoralshëm. Dodik tani është i lidhur me Putinin. Shkoi në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg, ku talebanët erdhën nga Lindja e Mesme nga Afganistani. ‘Mile dhe talibanët’ ishin një forcë ekonomike”, thotë Çanak.

Ai vlerëson se Rusia synon të tregojë se ende ka miq në Evropë që e kuptojnë veprimin e Vladimir Putinit dhe për këtë ka përdorur anëtarin serb të Presidencës boshnjake.

Show More

Related Articles

Back to top button