GostivarLajme

Gostivari bëhet me udhëzues turistik / Do të jetë pjesë e kartës turistike të Maqedonisë së Veriut

U promovua udhëzuesi turistik katërgjuhësore me bukuritë dhe veçantitë kulturore e historike të Gostivarit. Ky projekt vjen si rezultat i platformës për marrëdhenie kulturore “Kultura dhe traditat e Gostivarit” në kuadër të programit RELOAD2, finansuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Kryesuesi i Këshillit komunal të Gostivarit, Valbon Limani bëri të ditur se kjo është hera e parë që Gostivari ka një udhëzues të kësaj natyre me çka si qytet futet edhe në kartën turistike të Maqedonisë së Veriut.

“Jemi këtu prezent në promovimin e udhërëfyesit turistik i cili është i botuar në katër gjuhë dhe i cili vjen në kuadër të programës RELOAD 2 që realizohet përmes UNDP-së. Ky udhëzues turistik është i realizuar nga shoqata “Pollog” – Gostivar dhe shpresojë se do të jetë një motiv plus për të gjithë ata të cilët duan ta vizitojnë Gostivarin dhe mund të shohin se cilat vende dhe cilat objekte kanë rëndësi për t’u vizituar, dhe njëherit me këtë Gostivari vendoset në kartën turistike të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Valbon Limani, kryesues i Këshillit të Gostivarit.

Udhëzuesi që ka autor arkeologun Daniel Gjoergievski dhe shoqatën “Pollog” nga Gostivari përfshin kulturën, historinë, traditën dhe modernen e Gostivarit, si: Kulla dhe Xhamia e Sahatit, shtëpia e Beut, Shtëpia e Çakos, shpella “Bukuroshe” në Gjonovicë, shtegjet për alpinizëm, burimet e lumit Vardar, etj, si dhe veçoritë kulinare por dhe ngjarjet më të rëndësishme kulturore – tradicionale, si: “The park festival”, “Rudina Fest”, Panairi i librit, etj.

“Udhëzuesi turistik përfshinë të gjitha objektet dhe evenimenet kulturore dhe historike nga e kaluara e largët dhe ajo më e afërt ku bëjnë pjesë shtëpia e Beut, lokalitetet në Raven, Gjonovicë, Banjica e Epërme, Çajlë. Bëhet fjalë për lokalitete nga antika e vonshme, aty përfshihet edhe Kulla e Sahatit me përshkrim të detajuar, pastaj stili i vjetër i ndërtesave ku bëjnë pjesë objektet e vjetra në Vërtok, Simnicë. Përfshihen edhe karakteristikat moderne të qytetit të Gostivarit pasi Gostivari nuk është vetëm tradicional, por edhe qytet kulturor dhe modern. Te shoqëritë kulturore kemi përfshi shoqërinë kulturore artistike “Vllezërit Gjinoski”, “Jusuf Sabit”, “The Park Festival” si një nga ndodhitë më moderne që ndodh në territorin e Gostivarit”, deklaron arkeologu, Daniel Gjoergievski.

Udhëzuesi jepet falas dhe ai mund të sigurohet përmesh shoqatës “Pollog”, institucioneve lokale të Gostivarit, ndërsa për të huajt i njejti do të jetë edhe online. Udhëzuesi është në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe angleze. Ndryshe, para se të përgatitet udhëzuesi, përmes të njejtit projekt është bërë edhe digjitalizimi i monumenteve historike dhe kulturore në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button