Qeveria holandeze po ndalon telefonat celularë, tabletët dhe orët inteligjente në klasa për të minimizuar shpërqendrimet, përveç rasteve kur pajisjet elektronike janë të nevojshme për studentët. Ministria e Arsimit të Holandës tha se ndalimi do të zbatohet nga 1 janari 2024. Do të bëhen përjashtime për mësimet mbi aftësitë dixhitale, ose nëse nxënësit me aftësi të kufizuara ose kushte të tjera mjekësore kanë nevojë për pajisjet. Ministri holandez i Arsimit, Robbert Dijkgraaf tha se telefonat celularë nuk i përkasin klasës, edhe pse ata “janë të ndërthurur me jetën tonë”. “Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t’u jepet mundësia për të studiuar mirë. Telefonat celularë janë një shqetësim, tregojnë kërkimet shkencore. Ne duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo,” shtoi ai në një deklaratë. Vendimi holandez pason një të ngjashëm në Finlandë të shpallur javën e kaluar. /Alsat.mk
Read Next
Bota
10 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
Lajme
11 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
10 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
10 hours ago
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
11 hours ago
Të dhëna alarmante, mbi 62% e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës kibernetike
11 hours ago
Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë
11 hours ago
Kryeministri i Gjeorgjisë shkarkon ministrin e Jashtëm dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit
11 hours ago
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
11 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
11 hours ago
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
12 hours ago
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
12 hours ago