LajmeMaqedoniRajon

Këshilli i Ambasadorëve: Çështjet historike, gjuha dhe protokolli nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese

Duke i analizuar rezultatet e Samitit të Bashkimit evropian, mbajtur më 23 dhe 24 qershor të këtij viti, Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se është arritur një hap historik me dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë si dhe perspektivat e hapura evropiane për Gjeorgjinë.

Megjithatë sa u përket aspiratave të Ballkanit perëndimor, është përsëritur mossuksesi i samiteve të kaluara: Maqedonia dhe Shqipëria nuk morën datë për negociata, Serbia dhe Mali Zi vendnumërojnë, Bosnja dhe Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit përderisa Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave.

Mbeten shpresat se ajo që nuk pati sukses të realizohet gjatë kohës së presidencës franceze përkundër përpjekjeve të mëdha diplomatike të diplomacisë franceze, asaj gjermane dhe diplomacive të shumë vendeve anëtare të Bashkimit evropian do të realizohet gjatë kryesimit të Çekisë me Unionin.

Në lidhje me propozimin e Kornizës negociuese nga ana e Francës, Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se ky dokument multilateral jep baza shprese për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në me sipas vërejtjeve të mëposhtme:

Protokolli bilateral i cili nuk është nënshkruar nga ana e përfaqësuesve maqedonas të komisionit të përbashkët por është adoptuar nga ana e Parlamentit bullgar nuk duhet të jetë në përfundimet e Këshillit evropian sepse do ti mundësojnë Bullgarisë gjithnjë të thirret në pjesët kontroverse të këtij dokumenti.
Këshilli edhe njëherë vlerëson se çështjet e historisë nuk duhet të jenë pjesë e Kornizës negociuese.

Sa i përket çështjes më të ndjeshme të identitetit, kjo është çështja e gjuhës, nëse Bullgaria ngul këmbë në mosnjohjen e gjuhës maqedonase duhet qartë të vihet në dije se qytetarët, partitë politike dhe institucionet shtetërore të shtetit tonë do ta refuzojnë një Kornizë të tillë negociuese.

Ndryshe propozimi francez gjuha e përkthimit të akteve të BE-së është maqedonishtja, dhe kjo nuk mund të jetë lëndë për negocim.

Show More

Related Articles

Back to top button