GostivarLajme

Kafeteritë dhe restorantet e Gostivarit do të punojnë me orar të zgjatur nga java e ardhshme

Kërkesës së gastronomëve në Gostivar, për zgjatjen e orarit të punës, pushteti vendor iu përgjigj pozitivisht. Këshilli ka marrë vendim me të cilin restorantet, piceritë, bare dhe kafene do të punojnë orarë të zgjatur prej dy orëve në periudhën e verës.

 Propozimin në seancën e sotme e ka prezantuar kryetari i Këshillit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili në sqarim përmendi se është kërkesë e hotelierëve, të cilët, siç tha ai, në periudhë që vjen do të kenë rritje të vëllimit të punës pasi edhe bashkëatdhetarët kthehen në vendlindje.

 Vendimi për zgjatjen e orarit të punës i referohet periudhës nga 10 korriku deri më 25 gusht.

Vendimi përcakton se në datat 13, 17, 23 dhe 28 korrik dhe 4, 8, 11, 16 dhe 21 gusht lokalet do të punojnë sipas orarit të deritanishëm të punës. Komuna e Gostivarit lejon zgjatjen e orarit të punës edhe gjatë festave të fundvitit.

Show More

Related Articles

Back to top button