LajmeRajon

Testet për linë e majmunëve prej tash kryhen edhe në Shqipëri

Mbërrijnë në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunëve apo kontakteve të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manatirliu, vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator”, u shpreh ministrja.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët për sa i përket lisë së majmunit.

Show More

Related Articles

Back to top button