Ish krye spiuni Zoran Verushevski do të dëmshpërblehet nga shteti për ditët e kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, masë të cilën e vuajti gjatë vitit 2015. Me vendim të Gjykatës Supreme dhe na revizioni paraprak i Avokatit të Shtetit, vlera e 8.216 denarëve sa ishte caktuar nga Gjykata Civile dhe ishte vërtetuar nga Apeli, vlera e dëmshpërblimit ndaj Verushevskit është ulur në 5 mijë denarë për një ditë të kaluar në burg. Verushevski në burg kishte qëndruar për 314 ditë, përkatësisht nga 20 shkurti i vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Shteti në cilësinë e të paditurit obligohet që Verushevskit t’ia kompenson edhe harxhimet nga procedura juridike në vlerë prej 227 mijë denarëve. Vlera totale me të cilën do të dëmshpërblehet Verushevski arrin në 1.7 milion denarë. Verushevski në rastin “Puç” dyshohej për tradhti dhe spiunazh. /Alsat.mk\
Read Next
2 days ago
Rokas: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin për anëtarësim në BE
2 days ago
Kosova ngel përsëri, gjendja në arsim më keq se para 20 vitesh
2 days ago
Sirianët në mes të dëshirës për drejtësi apo hakmarrje për krimet e regjimit të Assadit
2 days ago
Kosovë, kërcënohet me jetë ish-deputetja Besa Gaxherri
2 days ago
VLEN: Përkushtohemi për rritjen e cilësisë në arsim, si hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror
2 days ago
Murtezani: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në të ardhmen e vet evropiane
2 days ago
Meta i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia, avokati: Do të ndjekim të njëjtën rrugë si në rastin e Berishës
2 days ago
Deanoski: Administrata nuk është e mbingarkuar, na mungojnë punëtorë
2 days ago
Qeveria hyn në borxh të ri 54 milionë euro, duhet të shlyhet deri në 2040
2 days ago