BotaLajme

NATO do ta zgjerojë forcën e reagimit të shpejtë

NATO po rrit numrin e trupave të forcave të saj të reagimit nga 40 mijë në 300 mijë, njofton sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

“Ne do të forcojmë mbrojtjen tonë përpara. Ne do të forcojmë grupet tona të betejës në pjesën lindore të aleancës, deri në nivelet e brigadës.

Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300, mijë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Madrid, përpara një samiti atje këtë javë.

Ai e përshkruan Rusinë si kërcënimin më madh dhe të drejtpërdrejtë, për sigurinë dhe vlerat e aleancës dhe përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit të Ukrainës si rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit të saj kolektiv që nga Lufta e Ftohtë.

Show More

Related Articles

Back to top button