LajmeRajon

117 deputetë i hapin rrugën SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj

Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mazhoranca kërkonte që ky votim të bëhej ditën e hënë pas miratimit dhe të raporteve në Këshillin e Mandateve, por pas debateve të ashpra në sallën e Kuvendit, u la që kërkesa për arrestimin dhe kontrollin në banesën e Ahmetajt të lihej për të premten.

Paraprakisht, si mazhoranca ashtu edhe opozita kishin dhënë dakordësinë në Këshillin e Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK, por ndaheshin vetëm në çështjen e ditës kur ajo do të votohej, një lëvizje kjo, që sipas pakicës po bëhej për t’i dhënë kohë Ahmetaj që të rregullonte provat.

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash. Ai aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri dhe mendohet të jetë larguar disa orë përpara se kërkesa e SPAK të mbërrinte në kryesinë e Kuvendit.

Hetimet nxorën në pah lidhjet e tij me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Show More

Related Articles

Back to top button