Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë.
Çitaku ka pyetur se qysh mundet me qenë më e rëndësishme një konferencë “në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!”
“Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se Kurti nuk merr pjesë në takimin e organizuar nga Rama. Aktualisht, Kurti po merr pjesë në konferencë në Greqi.
Reagimi i plotë:
Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti.
Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!
Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu.
Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.