Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, transmeton Telegrafi.
Ata me vete kanë pasur disa pankarta, ku kërkohej të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.
Protesta u udhëhoq nga kryetari i BKD-së Nikoll Perkaj.
“Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, thuhej në disa nga pankartat e tyre. /Telegrafi/