LajmeRajon

Rama informon pas takimit të liderëve të rajonit

Në Tiranë u mbajt një takim informal në Vilën 30, ku ishin liderët e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi mes liderëve të Ballkanit dhe përfaqësuesit të BE-së Varhelyi, nisi rreth orës 12:00, përfundoi në orën 15:30.

Pas, takimit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foto dhe ka treguar detaje rreth asaj që u fol.

“Pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq”, shkroi Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button