Rajon

Liderët e rajonit mbështesin planin për fonde shtese 

Kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë në një zë me kërkesën për fonde shtesë nga BE-ja. Në deklaratat e tyre pas takimit jo formal të thirrur nga kryeministri Rama në Tiranë, ata u shprehen se nisma Ballkani i Hapur dhe procesi i Berlinit plotësojnë njëra-tjetrën.

“’Ballkani i Hapur’ vazhdon të ekzistojë, me iniciativat e përbashkëta. Vetëm tre ditë më parë është hapur një ekspozitë e përbashkët në Qendrën Kulturore Serbe në Paris”, tha Brnabiç. 

“Qëllimi ynë është që së bashku të përmbushim më shpejt të gjitha detyrimet tona dhe të shpërblehemi nga BE-ja për punën tonë”, tha Abazoviç.

Sipas kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski në fokus të bisedës ishte edhe plani i BE-së për integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ky është një plan vërtet ambicioz për të cilin do të punojmë të gjithë së bashku”, tha Kovaçevski. 

Koordinimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor vjen pak javë para se në Tiranë të mbahet samiti i Procesit të Berlinit.

Show More

Related Articles

Back to top button