
Sulmuesi i Çellsit, Romelu Lukaku, ka refuzuar edhe një herë klubin saudit, Al Hilal. Një ditë më parë u bë e ditur për gatishmërinë e belgut për t’u transferuar te Juventusi, i cili planifikon t’i ofrojë skuadrës angleze të Çellsit rreth 40 milionë euro.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Al-Hilal pranoi të paguante 50 milionë euro për Lukakun, por vetë sulmuesi refuzoi marrëveshjen, pasi ai është i vendosur të qëndrojë në Evropë dhe preferon të transferohet te Juventus. Kujtojmë se Interi, ngjyrat e të cilit futbollisti 30-vjeçar mbrojti sezonin e kaluar, doli nga gara për angazhimin e sulmuesit belg.
Sipas disa raportimeve, Juventusi tashmë ka rënë dakord për një kontratë me lojtarin, por do t’i bëjë një ofertë zyrtare Çellsit vetëm pas shitjes së Dushan Vlahoviçit.