BotaLajme

Kanada ende po lufton me sezonin më të keq të shpërthimit të zjarreve

Zjarret në Kanada janë duke vazhduar për disa javë tashmë.

Qendra Ndërinstitucional e Zjarrit të Pyjeve atje ka deklaruar se deri tani janë 883 zjarre, ku prej tyre 580 konsiderohen të kenë dalë jashtë kontrollit.

Ekspertët thonë se thatësira është një faktor kryesor pas flakëve, së bashku me temperaturat e vazhdueshme mbi normale për vendin verior.

Gjersa zjarret janë të zakonshme në Kanadanë perëndimore, ky vit ka qenë më ndryshe pasi zjarret kanë shpërthyer në pjesët lindore të vendit, si Quebec dhe Nova Scotia.

Autoritetet e kanë quajtur këtë një vit “të paprecedentë”. Më shumë se 24 milionë hektarë tokë janë djegur deri më tani këtë vit në të gjithë Kanadanë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm.

Më shumë se 155,000 njerëz është dashur të evakuohen si rezultat i zjarreve, numri më i madh i të evakuuarve që është parë në dekadat e fundit.

Një rekord me 3,200 zjarrfikës ndërkombëtarë janë vendosur në Kanada për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, shkruan BBC

Show More

Related Articles

Back to top button