BotaLajme

E rëndë në Greqi, 17-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident, vëllai shtrohet në spital

Një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

I mituri ka qenë duke lëvizur me motor në momentin fatal kur është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Chania të Kretës.

Mediet lokale shkruajnë se 17-vjeçari po udhëtonte bashkë me vëllanë e tij 14 vjeç. Ky i fundit ka marrë lëndime e për rrjedhojë ndodhet në spital. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit fatal./albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button