GostivarLajme

NP Komunalec promovon paisjet e reja / Do të përmirësohet cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve

Kontejnerë të rinj, kamion për bartjen e mbeturinave, kamionetë për larjen dhe pastrimin e rrugëve, paisje për punëtorët. Këto janë pjesë nga investimi i fundit i N.P Komunalec , nëpërmjet të cilave ndërmarrja synon të përmirsojë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Drejtori i N.P Komunalec, Faton Bilalli, në një takim me gazetarë, prezantoi një pjesë të pajisjeve, të cilat tha se janë blerë në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale.

Sipas drejtorit Bilalli, kontejnerët do të ndërrohen së shpejti në lokacionet afër stacionit të autobusëve, lagjen Maleardi, Kej Vardar dhe në sheshin e qytetit.

Aktualisht, rreth njëqind punonjës kujdesen për higjienën komunale dhe kontejnerët në të gjithë qytetin pastrohen tre herë në ditë. Për të siguruar një higjienë më të mirë, drejtori Bilalli apelon bashkëqytetarët që të mos hudhin mbeturina vend e pa vend , por të përdorin kontejnerët.

Nëse qytetarët kanë për të hedhur mbeturina të forta, mobilje të vjetra apo gjësende nga teknika e bardhë, këtë mund ta bëjn vetëm me një telefonatë në N.P Komunalec.

Përveç pesëdhjetë kontejnerëve metalikë, së shpejti duhet të mbërrijnë edhe pesëdhjetë të tjera plastike të porositura pak kohë më parë.

Show More

Related Articles

Back to top button