BotaLajme

Franca dhe Italia dërgojnë avionë për shuarjen e zjarreve në Greqi

Franca dhe Italia po dërgojnë katër avionë në Greqi për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë vendin, njoftoi të martën Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Më shumë se 500 zjarrfikës po luftojnë mbi 80 zjarre në të gjithë Greqinë, duke përfshirë katër zjarre të mëdha.

Ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Vassilis Kikilias kishte paralajmëruar më parë se e marta do të ishte një tjetër ditë “e vështirë” dhe u kërkoi qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.

Të hënën, rreth 1,200 fëmijë u evakuuan nga një kamp veror në Loutraki, një qytet i njohur bregdetar në Peloponez, në jugperëndim të Athinës./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button