Barcelona i ka dhënë fund interesimit për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.
Gara për mbrojtësin holandez do të zhvillohet vetëm ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelesat, raporton të martën “Sport”.
Barcelona nuk ka fonde të mjaftueshme për blerjen e qendërmbrojtësit nga Juventusi.
22-vjeçari me klubin nga Torino ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Holandezi shënoi tre gola dhe asistoi një herë në 42 ndeshje në të gjitha garat sezonin e shkuar.