Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Rahovecit.
Osmani shkroi se kujtimi për jetët e humbura do të jetë i përhershëm, teksa shtoi se zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, shkruan Arbresh.info.
“Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur “Tuma”, ka thënë ajo.
“Përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi.”, tha e para e vendit.
“Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”, përfundoi Osmani./Arbresh.info.