LajmeSport

PSG-ja, ndëshkim drastik për Mbappen nëse nuk vazhdon kontratën

Marrëdhëniet mes Paris Saint-Germainit dhe Kylian Mbappes duket se janë prishur përfundimisht.

Gjiganti parisien nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e sulmuesit francez për të mos e vazhduar kontratën aktuale, e cila do të skadojë në verën e vitit 2024.

Në ditët e fundit, kampioni francez i ka thënë lojtarit që, nëse nuk e vazhdon kontratën deri më 31 korrik, diçka që të gjithë supozojnë se nuk do të ndodhë, do ta shpallin të transferueshëm dhe që do ta shesin tek ofertuesi më i mirë, shkruan mediumi “tycsports”.

Aktualisht, përfaqësuesi francez në bazë të “Transfermarkt” konsiderohet si lojtari më i shtrenjtë në botë, me një vlerë prej 180 milionë eurosh, ndërsa pëlqehet nga gjigantë të ndryshëm evropianë, përfshirë këtu edhe Real Madridin e Liverpoolin.

Pra, ideja e PSG-së është e qartë: ky klub nuk dëshiron ta humbasë pa para lojtarin kur t’i skadojë kontrata pas një viti dhe ndërkohë, nuk do t’i japë as minuta, për shkak të zemërimit të klubit ndaj lojtarit, duke e ndëshkuar atë me mosparaqitje në fushë.

Mbappe po ashtu është i shënjestruar nga dhomat e zhvezhjes së PSG-së.

Në ditët e fundit, pas intervistës së dhënë, ai e rëndoi me deklarata klubin dhe shokët e skuadrës, të cilët s’e kanë pritur aspak mirë trajtimin që po ua bën nënkampioni botëror.

Madje, disa prej lojtarëve e kanë konsideruar si fyese deklaratën e lojtarit dhe kanë folur drejtpërdrejt me presidentin Nasser al Khelaifi për t’ia shprehur atij shqetësimin e tyre.

Mbappe në atë intervistë deklaroi se PSG-ja nuk është një klub që do ta ndihmonte për ta fituar Topin e Artë dhe se duhet të pyeten drejtuesit e klubit se përse nuk e kanë fituar ende Ligën e Kampionëve.

Mbappe ishte lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë për të pestin vit radhazi në Ligue 1.

Show More

Related Articles

Back to top button