LajmeRajon

Zbardhet vrasja e Besnik Hidës në 2019-ën, identifikohen tre autorët

Zbardhet vrasja e Besnik Hidës, 40 vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri kallashnikov në një lokal në tetor të vitit 2019 në Lushnje. Sipas policisë, ekzekutimi i 40 vjeçarit është kryer nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj, të tre emra të njohur për policinë.

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar me datë 16 Korrik masat e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët. Laert Haxhiu aktualisht është arrestuar në Greqi dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ky shtetas u arrestua në Janinë në maj të këtij viti. Autori tjetër Orgest Bilbili ndodhet në burgun e Drenovës pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë për vrasjen e ndodhur në vitin 2019. Ndërsa Ardian Ahmetaj ndodhet në një burg të Greqisë pasi u arrestua në vitin 2020. Ky shtetas është dënuar në 2021 me 11 vjet burgim për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button