LajmeRajon

Rama “fshikullon” Lajçak për bisedimet: Ok, por jo të zgjaten. Mos rrezikojmë një Donbas të dytë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në Kosovë pas takimit të zhvilluar mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me zëvendës kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç të mërkurën në Bruksel.

Rama i bën thirrje BE-së që të veprojë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.”, shkruan Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button