Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia do të përfundonte ofenzivën e saj sapo që Kievi të dorëzohet, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Ai i bëri thirrje autoriteteve ukrainase për të urdhëruar trupat e tyre për të ulur armët.
“Pala ukrainase mund të ndal çdo gjë para përfundimit të ditës së sotme”, tha Peskov, sipas agjensisë franceze të lajmeve, Agence France-Presse.
“Një urdhër për njësitë nacionaliste për të ulur armët është i nevojshëm”, shtoi ai.
Në anën tjetër, duke folur para Samitit të NATO-s që pritet të fillojë sot, Peskov e cilësoi NATO-n si një “bllok agresiv” që është krijuar për konfrontim. /Periskopi/