BotaLajme

Moska e gatshme t’i përgjigjet nëse NATO vendos armë pranë kufijve të saj

Rusia ka paralajmëruar se oferta e shumëpritur e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të çonte në “militarizimin” e rajonit dhe se Moska do të përgjigjet nëse NATO do të vendoste armë bërthamore pranë kufijve të saj.

Zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko tha se Rusia e di se NATO dëshiron të militarizojë gjithçka që mundet.

Një gazetar i një gazete ruse tha se Grushko është shprehur gjithashtu se zgjerimi i NATO-s do të shkaktijë një reagim politik nga Rusia, që do të bazohet në një analizë të plotë të situatës.

Suedia dhe Finlanda pritet të marrin pjesë në një takim të NATO-s sot si të ftuar, me vendimin e tyre nëse do të aplikojnë që pritet në ditët e ardhshme ./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button