LajmeRajon

Helmohen rreth 9 pushues në një hotel në Shëngjin, dyshimet e para

Nëntë pushues në një hotel në Shëngjin kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut.

Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC News se sipas AKU është theksuar se pushuesit nuk janë helmuar nga ushqimi, por dyshimet e para janë se ato kanë shfaqur shqetësime shëndetësore nga preparati i perdorur për dizinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë.

Një tjetër shkak dyshohet se është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike pasi nuk ka pasur prej ores 4-6:30 të mëngjesit dhe temperaturat e larta që ndikimi të jete me i madh.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në një hotel në qendër të Shëngjinit.

Ndërkohë po kryen të gjithë verifikimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion.

Show More

Related Articles

Back to top button