LajmeSport

Debutim me çmime stratosferike, disa bileta janë shitur 22 mijë euro

Në Amerikë rritet nga dita në ditë dëshira e fansave të futbollit për të parë nga afër debutimin e Lionel Mesin me skuadrën e Inter Majamit. Pasi u largua nga PSZH, sulmuesi argjentinas pritet të debutojë këtë fundjavë me ekipin e tij të ri. Inter Majami do të luajë ndaj meksikanëve të Kruz Azul në Kupën e Ligës.

Në Majami ka ndodh një çmenduri për sa i përket biletave për këtë ndeshje, pasi janë mijëra persona që dëshirojnë të shohin nga afër 7 herë fituesin e “Topit të Artë”. Nga kjo çmenduri po përfiton klubi amerikan, që ka rritur çmimin e biletave. Kështu, në faqen zyrtare të Inter Majami, çmimi më i ulët është 245 euro dhe më i lartë 1000 euro.

Kjo situatë ka sjellë mjaft rrëmujë në tregun e si, ku çmimet e biletave janë rritur 10-fish. Madje, disa bileta pranë pankinës, janë shitur 22 mijë euro. Kjo shifër arrihet në Amerikë vetëm për evente të mëdha, si “Super Bowl”. Edhe në rrjetet sociale, numri i ndjekësve të ekipit nga Florida ka kaluar 8 milionë, një numër i rritur 6 herë në dy javët e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button