Një sasi rekord kokaine është sekuestruar nga autoritetet italiane në provincën e Agrigentos, në Siçili.
Guardia di finanza e cila drejtoi operacionin bwri me dije se pesë persona mes tyre dhe një shqiptar u arrestuan në një peshkarexhe në bordin e të cilës u sekuestruan mbi 5.3 ton kokainë.
Shqiptari I arrestuar wshtw Elvis Lleshaj, e bashkw me tw ranw nw pranga edhe njw Italian, dy tunizianë si dhe njw I ri francez.
Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe nëse do të hidhej në tregun Italian do të sillte një fitim prej 850 milionë eurosh.
Në operacion ishin të angazhuar po ashtu edhe mjete ajrore dhe detare të Palermos, në koordinim me hetuesit e policisë ekonomiko-financiare.