Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Wlachovsky, i ka ndarë atij Medaljen për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake, që është çmimi më i lartë i MPJ-së sllovake për një diplomat.
“Pata rastin të takohem me mikun dhe kolegun tim, ministrin e Jashtëm, Miroslav Wlachovsky, për një diskutim produktiv dhe të thellë sot. Faleminderit për çmimin prestigjioz që ma dha Ministria e Jashtme për kontributin tim në diplomacinë sllovake. Jam thellësisht i nderuar që e pranoj!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Për dhënien e këtij çmimi shkroi edhe kryediplomati sllovak. Ai tha se me Lajçakun foli edhe për Ballkanin dhe BE-në.
“Më vjen mirë që takova mikun tim, një ish-koleg, Miroslav Lajçak në margjinat e FAC-së sot dhe i dhashë çmimin më të lartë të MPJ-së – Medalja për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake. Ne kemi diskutuar çështjet e fundit globale dhe vlerësoj njohuritë e tij mbi Ballkanin dhe zgjerimin e BE-së”.
Lajçak, një politikan dhe diplomat sllovak, ka qenë ish-ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë. Përveç kësaj, Lajçak shërbeu edhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për sesionin e 72-të nga viti 2017 deri në vitin 2018./Express/