BotaLajme

Ambasada e Suedisë në Irak transferohet në Stokholm

Personeli i Ambasadës së Suedisë nga Bagdadi po transferohet përkohësisht në Stokholm për arsye sigurie, tha Ministria e Jashtme e Suedisë.

“Siguria ka prioritet. Personeli i dërguar ka mbërritur në Suedi me fluturim të rregullt. Do të duhet t’i kthehemi masave të mëtejshme”, shkruan shërbimi për shtyp i Ministrisë së Jashtme, transmeton RTKlive.

Ndryshe, Iraku e dëboi ambasadorin suedez të enjten në shenjë proteste ndaj djegies së planifikuar të Kuranit në Stokholm, që kishte shtyrë qindra protestues ta sulmonin dhe t`ia vejnë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad.

Show More

Related Articles

Back to top button