Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim Yeliz Kaya, themeluese e brendit të njohur botërore në leminë e parukerisë dhe kozmetikës “Yeliz Kaya”. Kaya qendron në Gostivar për të shtrirë aktivitetin e saj të biznesit në vendin tonë, konkretisht thellon bashkëpunimin me “Tessa Academy”, një shkollë private për bukuri në Gostivar të cilën e drejton Safija Selimi.
Kaya theksoi se kjo ishte hera e dytë e saj që viziton Gostivarin, kësaj here edhe për organizimin e një eventi që Instituti i bukurisë “Tessa”, e sjellë në dy ditët e ardhshme, ku artistja me famë ndërkombëtare do të ligjerojë para parukerëve gostivaras.
“Të ndodhem në këtë vend, në këtë qytet, për mua paraqet një kënaqësi të madhe. Është hera e dytë që ndodhem këtu me ftesë të z. Safija dhe Institutit “Tessa”, të cilët i falenderojë. Ndjehem mirë që përvojën time do ta ndajë edhe në këtë vend”, tha Kaya.
Safija Selimi, drejtuese e “Tessa Academy”, theksoi se është nderë i madh që Kaya ka pranuar të ndajë përvojën e saj të madhe me institutin e saj të bukurisë.
Punëtoria ku do të ligjerojë Kaya do të mbahet nesër dhe pasnesër në Gostivar në hapësirat e Akademisë “Tessa”.