LajmeRajonSport

Luiza Gega merr medalje të artë në Serbi, bëhet sportistja e parë shqiptare që shkon në “LO Paris 2024”

Luiza Gega ka regjistruar një tjetër rekord teksa është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Atletja ka triumfuar në disiplinën 3000m/p me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës. Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar super kohë pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.

Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.

Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza). Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, teksa marrin pjesë gjithsej 20 shtete. Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave./Panorama

Show More

Related Articles

Back to top button