Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy e ka akuzuar Rusinë se po bëhet një shtet “terrorist” i cili kryen “akte terroriste të përditshme” dhe kërkoi përjashtimin e së njëjtës nga Kombet e Bashkuara, gjatë një fjalimi virtual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
Zelenskyy i kërkoi OKB-së ta krijojë një gjykatë ndërkombëtare për t’i investuar “veprimet e pushtuesve rusë në tokën ukrainase” dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjës duke paralajmëruar se përndryshe “aktiviteti terrorist” i Rusisë do të përhapet në vendet e tjera evropiane dhe Azi, duke i veçuar shtetet baltike, Poloninë, Moldavinë dhe Kazakistanin.
Duke kërkuar përjashtimin e Rusisë, Zelenskyy citoi nenin 6 të Kartës së OKB-së, i cili thotë se një anëtar që i ka “shkelur vazhdimisht” parimet e tij mund të përjashtohet “nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit”.