LajmeRajon

PS fiton thellë Rrogozhinën/ Humbje dërrmuese për dyshen Berisha-Meta të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Për të dytën herë Partia Socialiste mund koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë.

Ndryshe nga vendoret e majit mazhoranca qeveriëse dërmoi dyshen Sali Berisha-Ilir Meta me një diferencë prej 1752 votash.

Zgjedhjet e 14 majit socialisti Edison Memolla i fitoi me 21 vota ndaj kundërshtarit të tij të vetëm, kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Rivotimi për krybashkiakun e ri të Rrogozhinës prodhoi një pjesëmarrje më të lartë 1327 votues më shumë në krahasim më zgjedhjet e majit, që ishin rreth 10 mijë e 200.

Nga rezultati i dalë duket se Partinë Socialiste e votuan jo vetëm zgjedhësit e shtuar të ditëve të nxehta të  korrikut por edhe një pjesë e atyre që në 14 maj votuan opozitën.

Në reagimin në Twitter, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ku Rrogozhina bën pjesë, Erion Veliaj falenderoi veçmas të djathtët që i thanë jo “non gratës” Sali Berisha.

ERION VELIAJ

DREJTUES POLITIK I QARKUT TIRANE

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas!

Qytetarët e Rrogozhinës u thirrën për të dytën herë për të votuar për kryebashkiakun e ri. Kolegji Zgjedhor vendosi të përsëriten pasi gjeti në paligjshmëri krijimin dhe funksionimin e qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës.

Ishin votat e të burgosurve që në 14 maj përmbysën rezultatin dhe i dhuruan fitoren socialistit Edison Memolla me një diferencë të lehte prej 21 votash ndaj kundershtarit të opozitës, Shkëlqim Hoxha.

Në 23 korrik të burgosurit nuk votuan por kjo nuk e ndryshoi fituesin, madje ai suprizoi në rezultat dhe pjesëmarrje më të lartë duke sfiduar edhe të nxehtin përvëlues të së dielës së plazhit.

Show More

Related Articles

Back to top button