Zjarri masiv po vazhdon në Rodos të Greqisë, ku në total raportohet se janë evakuuar më shumë se 20.000 persona, shumica turistë.
Autoritetet thonë se dëmet në ekonominë e ishullit janë katastrofike.
Qeveria ka marrë me qira avionë për të mbuluar me kostot e saj të evakuimit për turistët të cilët kanë dëshirë të kthehen.
Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar dhe raportohet se janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota, ndërsa dëme të mëdha ka pësuar erdhe dreri i Rodosit, një specie e mbrojtur.
Në zonë janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet me qëllim dhënien e ndihmave për të prekurit.