LajmeRajon

“Parregullsi, padrejtësi e shkelje e të drejtave të njeriut” – Pjetër Shala i drejtohet me ankesë Gjykatës Kushtetuese në Hagë

Njëri nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale të Hagës, Pjetër Shala, i është drejtuar me ankesë Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi po pretendon se atij i janë shkelur të drejtat themelore, ka pasur parregullësi e padrejtësi gjatë disa vendimeve.

Dy intervista që Pjetër Shala i kishte dhënë në Belgjikë lidhur me pjesëmarrjen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë kthyer në një betejë gjyqësore të “Ujkut” siç njihet Shala, dhe Prokurorisë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Këto dy intervista, njëra në vitin 2016 e tjetra në vitin 2019, ishte vendosur të përdoren si prova në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. Megjithatë, me këtë nuk po pajtohet asesi Shala dhe mbrojtja e tij. Këta të fundit po pretendojnë se i janë shkelur të drejtat themelore në procedurë, ka pasur parregullësi dhe padrejtësi, raporton Nacionale.

Gjykata në shkallën e parë, por edhe ajo e Apelit, kishin vendosur në favor të Prokurorisë duke i pranuar përgjigjet e Shalës si prova gjatë gjykimit. Tash, avokati i Shalës i është drejtuar me ankesë Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Krejt kjo pasi Pjetër Shala gjatë këtyre dy intervistave, sipas mbrojtjes, nuk kishte pasur të drejtën e pjesëmarrjes së avokatit, çka e bën skandaloz gjithë këtë situatë dhe pranimin e përgjigjeve të tij si prova.

“I Akuzuari preket drejtpërdrejt nga Vendimi i kundërshtuar. I Akuzuari u bë viktimë e shkeljes së të drejtave të tij për gjykim të drejtë, si rezultat i konstatimit të Trupit Gjykues se deklaratat e dhëna gjatë intervistës belge të vitit 2016 janë “nuk janë të papranueshme” dhe mund të përdoren si provë kundër tij, si dhe për qëllime të rishikimit të paraburgimit”, thuhet në ankesën e Pjetër Shalës.

Show More

Related Articles

Back to top button