BotaLajme

Italia mes përmbytjeve dhe zjarreve, moti i keq godet veriun

Italia po përjeton orë të pazakonta mes veriut që është goditur nga stuhia e fortë dhe jugut që vazhdon të digjet nga flakët.

Moti i keq ka goditur Lombardinë gjatë natës, e shoqëruar me breshër gjigant, rrufe e erëra që përfshinë Milanon rreth orës 4 të mëngjesit dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë.

Stuhia në qytet ishte e shkurtër por shumë intensive e cila shkatërroi banesat dhe rrëzoi pemët. Fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në Brescia, një 16 vjeç të cilin besohet se e ka zënë një pemë poshtë. Një tjetër grua ndërroi jetë mbrëmë në Lissone.

Në Monza, një familje u lëndua pasi makina në të cilën po udhëtonin u godit nga një pemë, të cilët ndodhen të shtruar në spital pasi njëri prej tyre ka marrë dëmtime në kokë.

Ndërkohë alarmi i kuq është lëshuar në Palermo, aty ku është ngritur në këmbë emergjenca për shkak të zjarreve që kanë përfshirë kodrat rreth qytetit.

Zjarret kanë përfshirë malin Capo Gallo, kepin me pamje nga vendpushimi bregdetar i Mondello dhe kodrën Bellolampo. Aeroporti i kryeqytetit sicilian njoftoi në rrjetet sociale se do të jetë i mbyllur deri në orën 11 të së martës: fluturimet e planifikuara do të vonohen ose anulohen. Zjarrfikësit janë të angazhuar në operacionet e shuarjes. Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia Carini dhe Cinisi u mbyllën.

Zjarret që kanë djegur prej orësh Contrada Inserra në Palermo po kërcënojnë spitalin Cervello. Në zonën e Mondello, Capo Gallo dhe Poggio Ridente u evakuuan 120 familje. Karabinierët morën pjesë në operacionet e pastrimit.

Siçilia po përballet me problemin e zjarreve: Mbrojtja Civile ka zbuluar 43 vatra të shkaktuara nga nxehtësia. Në Priolo, në zonën e Sirakuzës, në orën 15:00 temperatura ishte 47.6 gradë, shifër kjo rekord për qytetin Etna. Gjithashtu në Palermo, observatori astronomik regjistroi 46.4 gradë, duke tejkaluar kulmin prej 44.8 që kishte ndodhur në 1999.

Operacionet e shuarjes pengohen nga temperaturat. Zjarret e tjera të mëdha po prekin gjithashtu provincën në Terrasini, Cinisi, Monreale, Piana degli Albanesi dhe San Cipirello. Disa banesa në zonën e Pizzo Sellës dhe fshatin bregdetar janë braktisur nga banorët për shkak të rrezikut nga flakët ose për shkak të ajrit të padurueshëm. Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpia për shkak të rrezikut të dioksidit.

Show More

Related Articles

Back to top button