Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me zjarret tashmë disa ditore, ku tha se vendin e presin tre ditë të tjera të vështira.
“Janë edhe tre ditë të tjera të vështira përpara për Greqinë. Kriza klimatike është tashmë këtu dhe ne duhet të jemi vazhdimisht në gatishmëri për çdo të papritur”, tha Mitsotakis në parlamentin grek.Më tej tha se Greqia është “në luftë” me zjarret, por se asnjë jetë nuk ka humbur. Sakaq ai premtoi të rindërtojë “gjithçka që kishte humbur”, por paralajmëroi se duhet bërë më shumë për të trajtuar ndryshimet klimatike